Ofrojnë edhe një lojtar në shkëmbim, skuadra e Serisë A shqyrton mundësitë për të transferuar Bajramin

Ky muaj ka vënë skuadrat në lëvizje për të plotësuar organikën e tyre me lojtarë në repartet në të cilat kanë nevojë. Nedim Bajrami është një prej atyre emrave që pritet të lakohet së tepërmi në janar,  teksa ka spikatur me paraqitjet e tij te Empoli. Së fundmi është Kaljari ekipi që është vënë pas fantazistit shqiptar. Klubi nga Serie A po shqyrton mundësitë për ta transferuar futbollistin në Sardenjë, ndërsa në dispozicion vendos edhe një lojtar nga radhët e tij.

Bëhet fjalë për Vikarion. Sipas “L’unione Sarda”, Kaljari është i gatshëm të ofrojë lojtarin e vetë për të bindur Empolin që të heqë dorë nga Bajrami. Mbetet për tu parë nëse dyshja Xhulini-Kapoxuka do të arrijë të sigurojë firmën e shqiptarit në këtë muaj, për të vënë në urdhërat e Valter Maxarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online