Dinamo ndodhet në momentin më të vështirë. Ekipi kryeqytetas kishte një investim të madh në nisje të këtij sezoni. Mjaftonte një emër i kërkuar dhe menjëherë i bashkohej kësaj skuadre, pavarësisht konkurrencës së madhe me ekipet e tjera të Superiores.
Por në fund, skuadra ndodhet shumë pranë Kategorisë së Parë. Disa fajësojnë lojtarët e të tjerë stafin drejtues. Ndërkohë afrimi i bujshëm i Dinamos, eksperti që e njihte mirë Superioren, Reginaldo, ka publikuar një fotografi në Instagram ku nuk e humb buzëqeshjen pavarësisht momentit të vështirë. Sigurisht që në rrethana të tilla, pozime të kësaj natyre janë për t’u evituar. /Sport Ekspres/