Dinamo largohet me kokën lart nga Europa, luftoi deri në fund për një vend në grupet e Ligës së Konferencës

Merr fund ëndrra europiane për Dinamon. “Nëndetësja blu” largohet me kokën lart nga Europa. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luftoi deri në fund për një vend në fazën e grupeve, por u mposht në kohën shtesë nga Pafosi. Ekipi shqiptar gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës, teksa Fadairo zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8. Por vetëm 5 minuta më vonë Sema riktheu baraspeshën.

Ndërkohë Pafosi përmbysi rezultatin në minutën e 78 me anë të Joanusë, por vetëm pak kohë. Në minutën e 87 ishte Silva Riçardsi ai që e dërgoi ndeshjen në shtesa për Dinamon. Megjithatë ekipi shqiptar ishte i pafat në kohën shtesë. Ngamaleu në minutën e 116 dhe Andersoni në minutën e 120+1 i dhanë fitoren 4-2 Pafosit. Dinamo eleminohet kështu në fazën “play off” të Ligës së Komferencës, duke qenë vetëm një hap larg suksesit historik./Sport Ekspres/