Dinamo fiton në transfertë kundër Besës, nuk ndalet Marku dhe kryeqytetasit marrin vendin e parë

0

Dinamo ka arritur që të marrë një tjetër fitore të vlefshme në Kategorinë e Parë. Këtë herë ekipi i Nevil Dedes ka fituar kundër Besës së Kavajës në transfertë. Goli i parë u realizua nga Denisson me penallti në minutën e 43. Ndërkohë Marku vendosi përfundimisht historinë e takimit me golin e shënuar në minutën e 57, duke e mbyllur ndeshjen në 0-2.

Preloshi e la Dinamon me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69, por pa ndryshuar asgjë në shifrat. Pas kësaj fitore, Dinamo merr vendin e parë me 3 pikë më shumë se Flamurtari, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.