Dinamo e Zagrebit ka fituar bindshëm derbin e kryeqytetit. Klubi më i trofeshën në Kroaci ka mposhtur me goleadë 5-1 Lokomotivën e Zagrebit. Rrugën e rrjetës në këtë përballje e gjeti edhe një lojtar shqiptar.
Bëhet fjalë për Ademin, i cili në minutën e 51-të realizoi golin e 3-të për Dinamon. Golat e tjerë mbajnë autorësinë e Baturinës (14’), Petkoviçit (34’) dhe Torrentes (90’+1’, 90’+5’). Në krahun tjetër golin e vetëm për Lokomotivën e shënoi Vërbançiçi në minutën e 54-t. Titullar në këtë derbi ishin tre lojtarë shqiptarë, Ademi, Hoxha dhe Fetai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/