Dinamo “e mallkuar”! Topi nuk do të hyjë në rrjetë, por Teuta e detyron që të shkojë në “zonën frigorifer”

Teuta-Dinamo 1-0 Emiljano Vila 10′

Dinamo “e mallkuar”! Sa shumë raste janë shpërdoruar në ndeshjen e sotme kundër Teutës, atje ku kryeqytetasit humbën me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është realizuar nga Emiljano Vila në nisje të ndeshjes. Pas një lëvizje të bukur në zonë, Vila e dërgoi topin në cepin e rrjetës. E gjitha loja është marrë në kontroll nga Dinamo më pas, aq sa arritën në kuotën e 11 korneve të marra në vetëm 30 minuta loje. Pjesa e dytë e pa ekipin e Devollit me raste më të pastra që janë shpërdoruar.

Traversa e Demirit, shansi i artë i Haxhiut dhe goditjet e Denison, për të përfunduar me mrekullinë e portierit të ri të Teutës, Dema, që i ndaloi golin Mihanas me goditjen me kokë, teksa gjendej fare pranë tij. Topi nuk dëshironte të futej në portën e Teutës, por Dinamo është e detyruar që tanimë të kalojë zyrtarisht në zonën e ftohtë, në vendin e 8. /Sport Ekspres/

10′ Gool! Kthesë e bukur në zonë dhe gjuajtje që gjen direkt cepin e portës së Harizajt, Emiljano Vila gjen realizim klasi. 

Teuta: Dema; Idrizaj, Jazxhi, Filipovic, Todorovski; Aleksi, Beqja; E. Vila, Hyka, L. Vila; Hebaj

Dinamo: Harizaj; Bardhi, Sofranac, Imami, Demiri; Lilaj, Siljanovski; Haxhiu, Ibraimi, Denison; Çinedu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online