Dinamo ka një projekt të madh për të ecur përpara në elitën e futbollit shqiptar. Pak më parë është njoftuar edhe mbyllja e bashkëpunimit me Dritan Mehmetin që i solli në elitë.
Sipas mediave italiane, tani është konfirmuar edhe Di Biagio si trajneri i ri i Dinamos. Më herët u përfol për të marrë Shqipërinë, por këtë herë vjen për të drejtuar një ekip shqiptar.
Nga krahu tjetër Di Biagio do ta ketë punën më të lehtë. Si ndihmësi i tij do të vijë ish-lojtari i Shqipërisë, Ledian Memushaj, që do të jetë krahu i djathtë i italianit.
Po sipas mediave italiane, përforcimi i parë i Dinamos pritet të jetë Salvatore Molina. Mesfushori 31-vjeçar është pa ekip, por ka luajtur në shumë sezone në Serinë B.
Disa ndeshjes i ka zhvilluar edhe në Serinë A, ku para një sezoni ishte pjesë e Monzas, apo edhe më herët në elitën e futbollit italian me Crotonen dhe Atalantën. Di Biagio e ka trajnuar më herët dhe për këtë arsye kalimi te Dinamo duket shumë i sigurt. /Sport Ekspres/