“Dil të luash me kostum ndeshjen tjetër“, presidenti i Realit bën humor me Benzemanë: Nuk më dha asnjë coca-cola

Karim Benzema mori në duart e tij trofeun që e ëndërron çdo futbollist, Topin e Artë. Francezi u bë lojtari më i vjetër që fiton këtë çmim prestigjoz. Pas ceremonisë, sulmuesi është takuar edhe me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perezin. Ky i fundit nuk i ka kursyer batutat. Klubi “los blancos” ka shpërndarë në kanalet e veta zyrtare në rrjetet sociale një video ku presidenti i kërkon Benzemasë të luajë i veshur me kostum në ndeshjen e radhës.

“Mendoj se duhet të dalësh dhe të luash i veshur kështu në ndeshjen tonë të radhës. Me këpucë. Sespe ti mund të luash edhe me kostum”, ka thënë Perezi. Më pas presidenti i Realit vazhdon humorin, teksa shton se: “Shkova te shtëpia e tij dhe nuk më ofroi as një coca-cola”. Gjendja duket mjaft harmonike në kampin spanjoll, që po kalon një periudhë të mirë si në kampionat, ashtu edhe në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online