Dikush ta ndali këtë Elbasan! Ka bërë merkato më të mirë edhe se disa ekipe të Superiore, zyrtarizojnë Edon Hasanin

Elbasani i ka ngritur akoma më shumë temperaturat në këtë verë të nxehtë. Një tjetër goditje e madhe erdhi në merkato. Edon Hasani është lojtari më i ri i kësaj skuadre, teksa është prezantuar në ditën e sotme.

Hasani do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë, por në skuadër do të gjejë shumë shokë të tjerë të ekipit që vijnë me eksperiencë të madhe nga elita e futbollit shqiptar. Objektivi kryesor i Nevil Dedes me Elbasanin do të jetë ngjitja në Superiore.

“Nje lojtar me eksperience dhe talentin e duhur per ngjyrat verdheblu. Tirana, Vllaznia, Kukesi, Kastrioti ne Shqiperi, Litex, Timisioara, Ceahlaul, Sepahan, Ankara ne arenen nderkombetare. Klubi Elbasanit i uron Mireserdhe Edon!”, shkruhet në deklaratën e ekipit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online