“Dikush që merr doping nuk beson te vetja“, Marku thumbon Konor Benin pas testit: Më sillni dy vetë të ndeshem, jo ky hileqari i drogërave

Ndeshja mes Konor Benit dhe Kris Eubankut ka mbetur pezull. Ben ka rezultuar pozitiv në testet anti doping dhe për këtë arsye nuk mund të hyjë në ring. Pas kësaj situate, në media është lakuar edhe emri i Markut si një alternativë për të zënë vendin e boksierit britanik. Vetë dylu.ftuesi shqiptar ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Twitter“, ku thumbon me ironi rivalin e tij kryesor, Konor Benin.

“Më vjen keq për gjithë këtë situatë dhe për Konorin. Dikush që merr drogë nuk beson te vetja e tij. Të paktën, unë besoj 100% te vetja ime. Më sillni dy persona për tu përleshur, do të ndeshem dhe do të fitoj me të dy. Ky hileqari i drogërave jo, por ai do t’ja hedhi paq për shkak të mbiemrit Ben. Mos u çudisni që shumica e lu.ftëtarëve dhe palestrave në Mbretërinë e Bashkuar përdorin steroide, përveç njërit dhe ju garantoj për këtë, vetëm “Steel City Gym”. Marku nuk ka nevojë për drogëra, drogërat kanë nevojë për mua. Unë jam droga Marku”, shkruan Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online