“Dikush nuk më donte te Egnatia, donte lojtarët e tij”! Thumba nga Jurgen Goxha: Po më ndjek nga televizori tani ky personi, përshendetje…

Vllaznia ia ka dalë kundër Kukësit që të triumfojë me rezultatin 2-0. Goli i Markut në minutën e 20 dhe më pas i Jonuzit në të 45 do të mjaftonte për t’i dhënë tre pikët shkodranëve. Falë këtij rezultati, ekipi i Josës arrin në kuotën e 31 golave, po aq sa edhe Partizani.

Nga ana tjetër është Teuta ka arritur që të fitojë në një ndeshje mjaft të vuajtur kundër Bylisit në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Jurgen Goxhas. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 77. Festimi ishte i madh nga ana e këtij lojtari për shkak të situatës së vështirë që ka përjetuar në kohët e fundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Jurgen Goxha: “Golin ia dedikoj djalit dhe familjes sime që kanë pasur besim te mua. Unë jam durrsak, i kam shënuar edhe Teutës me fanellën e Bylisit, por karma u kthye dhe dua të vazhdojmë kështu. Fillimisht të shpëtojmë dhe më pas të kërkojmë Europën. Unë doja të qëndroja te Egnatia, por dikush nuk më donte mua atje, donte lojtarët e tij. Nuk ka rëndësi për emrin, tani është në shtëpi duke më ndjekur nga televizori. Përshendetje, Jurgen Goxha jam…”.

Hallaci: “Halimi nuk ishte i vendosur mirë te goli i parë dhe një gabim teknik te goli i dytë, ndodh në futboll. Kanë gabuar edhe portierë të nivelit të lartë. U munduam që të inkurajonim Halimin në fundin e pjesës së parë. Na ka ndihmuar më parë dhe më vjen keq. Tafas është kthyer, por ne jemi të kujdesshëm për zgjedhjen tonë”.

Josa: “Ekipi dinte se çfarë bënte në fushë. Kukësi ka luajtur mirë futboll, por ekipi ynë nuk u shthur dhe luajti sipas detyrave. Dëmtimet? Nuk do të luajmë futboll ndryshe edhe kur të vijnë këta lojtarë, ne do të luajmë po njësoj. Unë në luftën për titull mund të fus edhe Erzenin me Lacin, jo vetëm ne. Lojtarët kanë pasur shumë ngarkesë gjatë kësaj periudhe”.

Martini: “Kemi vuajtur sot, e dinim që do të ishte ndeshje e vështirë me Bylisin, e kisha frikë. Lodhja duket qartë te lojtarët se gjithmonë po luajmë me një formacion. Ne kemi luajtur me 3-5-2. Ndryshe nga ne, Bylisi ka pasur disa lojtarë të freskët dhe që nuk i kanë pasur këto minuta në këmbë si lojtarët e Teutës. Ne nuk luajmë ndryshe me Tiranën dhe ndryshe me një ekip tjetër, ndikon vetëm lodhja e lojtarëve”

Alban Xhaferi: “Fitorja e sotme na jep më tepër siguri. Nuk është se na fut në lojë, se unë mendoj se Vllaznia do të vazhdojë deri në fund për objektivin e saj. Përballja me Tiranën do të jap dimension tjetër nëse arrin fitoren. Të gjitha ekipet mund të surprizojnë dhe të marrin pikët. Unë e ëndrroj momentin kur Vllaznia të shkojë në grupet e Europës. Kemi lojtarë cilësor, grup të mirë dhe djem të mirë”.

Shensoji: “Ne erdhëm për fitore këtu. Nëse nuk do të fitonim, të paktën të dilnim barazim. Këtu erdhëm të luanim futboll dhe të fitonim. Urime për Teutën. Ne krijuam 5 raste për të shënuar sot, por kishim probleme te konkretizimi. Barazimi për mua si trajner është ide e vogël, unë dua fitore. Ne kishim raste më të pastra se Teuta për të shënuar. Ne e pësuam golin atje ku unë nuk e prisja, me kokë. Bylisi do të luajë gjithmonë futboll, nuk do të mbyllemi mbrapa dhe të jemi të këqinj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online