“Dikush me rëndësi fshehu dosjen e Interit”, ish-presidenti i Juventusit ngre akuza të forta për Calciopoli-n: Donin të na jepnin një shuplakë morale

Cobolli Gigli i është rikthyer përsëri temës së Calciopoli-t. Ish-presidenti i Juventusit ngre akuza për Interin, që sipas tij duhet të ishte në gjyq së bashku me bardhezintë në vitin 2006. Gigli hedh dyshime të forta se dikush me rëndësi ka fshehur dosjen e zikaltërve dhe e nxorri sërish në dritë 5 vite më vonë.

“Pse Interi nuk u paraqit në gjyqin e Calciopoli në 2006, ndërkohë që 4 apo 5 vjet më vonë u shfaq dosja Nerazzurri, për të cilën prokurori Palazzi foli për një shkelje të rëndë sportive? Nëse të gjithë e kanë harruar, më vjen keq, madje edhe për këtë çështje: nëse Interi do të kishte qenë në gjyq sportiv me Juventusin dhe do të ishte akuzuar, siç ndodhi vetëm vite më vonë, për ‘vepër të rëndë sportive’, do të kishte qenë një histori krejt tjetër.

Dikush e fshehu dosjen, dikush i fuqishëm sepse për të fshehur një gjë të tillë… Por nuk e kuptova, megjithatë, pse pas 5 vitesh e bënë të rishfaqet. Ndoshta për t’i dhënë një shuplakë të mëtejshme morale Juventusit, si për të thënë: “Kur doja të fshihja diçka, e bëja të zhdukej. Kur gjithçka ishte e përshkruar tashmë, ja ku është”. Scudetti-t nuk iu caktuan askujt. Të paktën fajtorët do të ishin dy, përkundrazi në Calciopoli kishte vetëm një mëkatar”, është shprehur Cobolli Gigli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online