Dikur luante me Bylisin, Rapaj shkëlqen në futbollin anglez

Ka shumë lojtarë që nuk kanë gjetur veten në Shqipëri dhe janë detyruar të migrojnë jashtë vendit. Arsyet janë të shumta, që nga padrejtësitë e mëdha që ndodhin në vendin tonë e deri te mungesa e motivimit, sigurisht që ka ndikim, pasi lojtarët tanë nuk paguhen si duhet.

Një ndër lojtarët që provoi fatin në Shqipëri është dhe Irdi Rapaj. Sulmuesi provoi të ecte përpara me Bylisin dhe Apoloninë. Nuk ia doli mbanë dhe u detyrua të emigronte jashtë Shqipërisë. Pasioni për futbollin nuk e braktisi kurrë dhe tashmë ka gjetur vend në futbollin anglez. Fillimisht, lojtari luajti me ekipe të nivelit të ulët, por përformancat e mira të 24-vjeçarit kanë bërë që të rritet në nivel.

“Sport Ekspres” mëson se sulmuesi ka firmosur për ekipin e ri. Ai i është bashkuar skuadrës së Braintri Toun në Konferencën Premier. 3 miqësore me ekipin e ri, 2 gola dhe 1 asist. Fieraku ka mundësinë e artë, pasi mosha e tij është premtuese. Të shohim se si do të shkojë ky sezon për të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *