Dikur e quante Bale-n majmun dhe ofendonte Tottenham-in, tashmë lojtari është një hap larg firmës me Spurs-at

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

James Maddison është fare pranë firmës me Tottenham-in. Mesfushori i Leicester-it, që këtë sezon u rrëzua në Championship, dëshiron të qendrojë në Premier League dhe Spurs-at janë të interesuar ta bëjnë pjesë të tyre. Maddison ka dhënë dritën jeshile për këtë kalim, por tifozët kanë zbuluar se në të shkuarën lojtari ka pasur vetëm fyerje për klubin londinez.

“E urrej me shpirt Bale-n, qetësohu majmun, Wilshire është 10 herë më i mirë se ty, shimpaze”, ka shkruar Maddison-i në “Twitter” 11 vite më parë. Gjithashti, lojtari anglez nuk i ka kursyer ofendimet edhe për klubin e Tottenham-it, teksa shkruante: “Shpresoj që Luiz Suarezi ta shkatërrojë Tottenham-in sot. Nuk më pëlqejnë Spurs-at, sidomos ai majmuni për të cilin flasin të gjithë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *