Dikur drejtoi Skënderbeun dhe Partizanin, Agostinelit i krijohet mundësia për të drejtuar një ekip në Itali

Ekipi i Triestinës, i cili aktualisht luan në Serinë C në Itali, ka shkarkuar trajnerin e saj aktual dhe tashmë është hedhur në veprim për të gjetur pasardhësin në stolin e saj. Ndër emrat që përfliten, dallon edhe ai i Andrea Agostinellit. Ky i fundit është një emër i njohur nga shqiptarët, pasi më parë ka qenë edhe trajner i të kuqve të Partizanit dhe i Skënderbeut.

Megjithëse si favorit për të marrë drejtimin e ekipit italian shihet Giuseppe Pillon, i cili ka qenë edhe drejtues i klubit të Pescarës. Gjithsesi, mediat në Itali bëjnë të ditur se kontaktet për Agostinellin dhe Gautierin janë në proces./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *