Peter Olainka është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Crvena Zvezdës. Sulmuesi nigerian ka lënë Sllavian e Pragës pas 5 sezoneve për të nisur një tjetër eksperiencë në karrierën e tij. Lojtari e nisi karrierën e tij te Bylisi dhe u bë i njohur në radhët e Skënderbeut, ndërsa dikur shprehu hapur dëshirën për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare.
“Tashmë kam pasur mundësinë të vizitoj stadiumin dhe jam i kënaqur me “Maracanën”. Është bukur të jesh në Zvezda, ndihem mirë, të gjithë më pritën dhe mezi pres të luaj. Kam parë disa ndeshje gjatë pranverës, kam parë që kemi shumë lojtarë cilësorë dhe një ekip të madh. Ardhja në Zvezda është një hap i madh për karrierën time. Kjo është një sfidë e re që i kam vënë vetes”, ka deklaruar Peter Olainka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/