Diego Simeone me një dorë në trofeun e “Champions League”, i largohet tmerri i 6 viteve të fundit

Diego Simeone mund të thuhet se e ka vendosur një dorë në trofeun e “Champions League”, nëse shohim pak më mbrapa në vitet e shkuara. Kënaqësi e madhe e ka përshkruar trajnerin e Atletiko Madridit gjatë mbrëmjes së djeshme teksa Lioni e eliminoi Juventusin.

Për 5 vite ky trajner eliminohet nga një ekip që kishte Kristiano Ronaldon në skuadër. Për ta nisur që nga viti 2014 dhe deri te 2019, Atletiko Madridi është eliminuar vetëm nga Reali në 4 raste dhe Juventusi në sezonin e shkuar, ku në të gjitha kohët Kristiano Ronaldo ishte i pranishëm.

Përgjatë kësaj periudhe ishte vetëm viti 2018 kur nuk ka pasur një dështim që do t’i vinte nga ylli portugez pasi Atletiko do të eliminohej që në fazën e grupeve. Kjo do të thotë se Simeones i largohet edhe pengesa e vetme që kishte në rrugën drejt trofeut të “Champions League”, ndërsa fillimisht duhet të nxjerrë nga gara Leipzig, me shortin që u tregua shumë dashamirës me spanjollët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *