Paolo Dibala ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e Juventusit ndaj Jang Bojsit. Me tre golat e argjentinasit, Juventusi e sheh veten në vendin e parë me pikë të plota. Pas ndeshjes sulmuesi ka komentuar për mediat italiane këtë sukses, por dhe mungesën e Ronaldos.
“Doja që ta luaja një ndeshje si kjo. Ekipi u përball me një sfidë me frymën e duhur. Kishte dhe momente jo të mira, por ne ishim më të mirët në fushë”.
“Nuk jam më titullar? Dëshira ime është të luaj. Edicionin e shkuar ishte krejt ndryshe. Lënia në stol më ka bërë që të përqendrohem më shumë”.
“Ronaldo? Bëmë një ndeshje të madhe edhe pse nuk ishte Ronaldo. Pa të nuk është e lehtë, por ne duhet të jemi fokusuar. Me të do bënim më mirë”.