Shqiptarëve nuk u pritet… Menjëherë, një nismë te faqja “gofundme.com” ka nisur të përfshijë shumë tifozë shqiptarë nëpër botë. Nisma ka të bëjë me mbledhjen e fondeve, në mënyrë që gjobën që FIFA i ka vendosur Shaqirit, Xhakës dhe Lihshtajnerit, ta paguajnë tifozët dhe jo futbollistët. FIFA ka vendosur 10 mijë franga Shaqirit dhe Xhakës për kokë dhe 5 mijë Lihtshtajnerit.
LINKU
https://www.gofundme.com/xhaka-shaqiri-and-lichststeriner
Motivi? Sepse festuan me shqiponjë, por të tre, gëzuan një komb të tërë. Në fakt, në total duhet 25 mijë dollarë për Xhakën dhe Shaqirin dhe 12 mijë dollarë për Lishtajner. Në vetëm pak kohë janë mbledhur 1340 dollarë… Në fund, nëse federata zvicerane nuk do të pranojë këtë donacion, atëherë do të shkojnë për bamirësi.