Në datëlindjen e tij, dhuratën më të bukur e merr nga aftësitë që zotëron. Bersant Celina ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Dijon e cila luan në “Ligue 1”. Futbollisti në fjalë ka dalë nga akademia e Manchester City dhe menjëherë shpalosi të gjitha potencialin e tij te Swansea në “Championship”.
Por në kohët e fundit ishte duke vuajtur së tepërmi në Angli dhe këtë gjendje të dobët e shfaqi edhe në ndeshjet e Kosovës. Për trajnerin Shaland ky lojtar duhej që të ndërronte skuadrën dhe kështu ka mbërritur në “Ligue 1”. Në kontratë është firmosur për 4 vitet e ardhshme që do të jetë pjesë e elitës së Francës, ndërsa zyrtarizimi ka ardhur si një dhuratë e bukur për datëlindje. /Sport Ekspres/
????
Bersant Celina signs for Dijon on his Birthday ?????#celina #dijon #kosovo pic.twitter.com/oUOBert5XU
— Kosovo Football News ?? (@KosovanF) September 9, 2020