“Dhunë dhe arrestime fantazmash”/ Deja Vu, një ligj që nuk funksionon për futbollin në Shqipëri

Nga Klaudio Ndreca

Nëpërmjet artit dhe sportit jo vetëm që transmetohet kultura dhe argëtimi për njerëzit, por falë tyre mund të përcaktohet edhe një shoqëri. Në Shqipëri kemi parë në disa raste dhunë në fushën e lojës e në pjesën më të madhe kore fyese që nuk njohin limite.

I gjithë ky mllëf shkon përtej gabimeve të arbitrave apo sjelljeve të lojtarëve në fushën e lojës, pasi këto janë situata që ndodhin kudo në futbollin europian, atje ku gjyqtarët më në zë gabojnë edhe me VAR, apo sjellje të futbollistëve që kërkojnë të nxisin më tepër përballjen sportive.

Mbingarkesa emocionale dhe stresi i akumuluar përgjatë gjithë ditës dhe që në vendin tonë fatkeqësisht gjendet me tepricë, shfryhet në masë të madhe në ambiente të tilla si në rastin e stadiumit. E për këtë arsye ishte tërësisht e nevojshme që të kishim një ndërhyrje në kodin penal për të ashpërsuar masat mbi dhunën në futboll.

Në vitin e shkuar do të hynte në fuqi edhe ligji i ri, atje ku thuhet se kush do që merr guximin për të goditur një pjesëtar në fushën e blertë, dënohet me burgim deri në tre vite, ndërsa në përsëritje shkon deri në pesë vite. Por siç jemi mësuar gjithmonë në këtë vend për artikulime dhe formime të ligjeve mbetemi një nga shtetet me frymën më europiane, ndërsa për zbatimin e tyre është një histori krejtësisht tjetër.

Ngjarja e fundit në Kategorinë e Dytë, atje ku në ndeshjen Delvina-Albpetroli do të dhunohej gjyqtari Elis Pulaj, ishte dëshmia më e mirë. Madje një situatë kjo që ka edhe nota komike teksa në një kohë kur luhet pa tifozë, gjendet sërish guximi për të kaluar rrethimin dhe për të goditur arbitrin.

Pyetja që shtrohet: “Si mund të paraqitet gjendja kur stadiumet të rimbushen sërish?”. Pas këtyre kohëve stresuese të kaluara me pandeminë, mbingarkesa emocionale do sërish vendin për t’u shfryrë. Por ajo që ne konstatojmë është fakti se nga dalja e ligjit të ri e deri në këto momente që flasim nuk kemi asnjë person të vetëm që po vuan apo ka vuajtur dënimin për dhunën e ushtruar në futboll.

I vetmi rast kur gjendja ka qenë disi më serioze erdhi në përballjen mes Shkumbinit dhe Dinamos, Gjyqtari Sokol Bebja u përballë me grushtet e ardhura nga disa persona që kaluan rrethimin e stadiumit, për ta kthyer fushën në një arenë dyluftimi. E po në këtë rast kishte vetëm një procedim nga ana e policisë, por sërish edhe këtu nuk u mor asnjë masë përfundimtare për të burgosur dhunuesit në bazë të ligjit.

E për sa kohë që ligjet nuk do të funksionojnë dhe gjithë personat që e shkelin atë dalin pa lagur nga veprat e ndaluara që kryen, “frika” nga fjalët e shkruara në kodin penal do të vritet përfundimisht dhe shpeshherë do të shohim skena që nuk janë aspak të denja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online