Dhuna te Shkumbini-Dinamo, reagon edhe shoqata e arbitrave
Dhuna e ndodhur në përballjen mes Shkumbinit dhe Dinamos ka sjellë menjëherë reagimin e organizmit kryesor të futbollit shqiptar. FSHF ka kërkuar menjëherë burgosjen me 3 vite për dhunën që iu bë gjyqtarit të takimit, Sokol Bejba, në bazë të ligjit të ri. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga Shoqata e Arbitrave. /Sport Ekspres/
Shoqata e Arbitrave e indinjuar nga dhuna ndaj arbitrit Sokol Bebja në Peqin
Shoqata e Arbitrave shpreh sot shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Sokol Bebja, gjatë ndeshjes Shkumbini-Dinamo në Peqin.
Shoqata e konsideron të turpshme dhe të papranueshme hyrjen e agresorëve në fushën e blertë ku duhet të luhet vetëm futboll dhe dhunimin e paprecedentë të një arbitri. Shoqata shpreh indinjatën e thellë për këtë ngjarje të rëndë e të dënueshme me ligj. Gjithashtu, Shoqata e Arbitrave kërkon nga policia e shtetit arrestimin urgjent të dhunuesve dhe nxjerrjen para gjykatës si dhe marrjen e masave për garantimin e punës dhe sigurisë së arbitrave.
Shoqata e Arbitrave solidarizohet me arbitrin Sokol Bebja dhe i uron shërim të shpejtë.