Shumë ndryshime në orët e fundit të Superiores dhe brenda pak minutash janë shkarkuar dy trajnerë. Pas zyrtarizimit dhe largimit të Lerdës, është Teuta që vjen me njoftimin me largimin e Shkëmbit.
Njoftimi i Teutës
“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë trajnerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë”.