“Dhuna në futboll nuk ka vend te ne“/ Laçi me reagim zyrtar, kurbinasit dënojnë Nuabuezen

Dita e djeshme shënoi një ngjarje të turpshme për futbollin. Në sfidën Bylisi-Laçi u hodhën hapa pas, teksa një sherr masiv përfshiu skuadrat, ku protagonisti kryesor ishte Kirian Nuabueze. Sulmuesi 28-vjeçar mori rolin e boksierit për një moment, ndërsa nga grumbulli i lojtarëve u pa të përgjakej edhe zëvendës trajneri i Bylisit, Bekim Kuli.

Por dhuna duket se nuk ka vend në radhët e kurbinasve, të cilët pak minuta më parë kanë reaguar zyrtarisht mbi këtë çështje. Klubi i Laçit ka vendosur të dënojë futbollistin e tij, Kirian Nuabueze, i cili do të jetë i pezulluar për një afat të pacaktuar. Gjithashtu ekipi bardhezi bën me dije se ndaj sulmuesit do të merren edhe masa të tjera ndëshkimore në një moment të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *