Ekskluzive/ “Na uroi pas ndeshjes për fitoren historike”, Ismajli tregon si është të ndalësh Ibran: Lojtar klasi, por ia dola

Serie A ishte shansi më i madh që i është dhënë deri më tani në karrierën e tij dhe Ardian Ismajli po tregon dita ditës se di si ta shfrytëzojë më së miri këtë mundësi. Mbrojtësi shqiptar ka spikatur në Itali, ku përballë pasur emra të mëdhenj të futbollit, si në rastin e mbrëmshëm, ku detyra e tij ishte të ndalte Ibrahimoviçin.

Futbollisti 24-vjeçar mori vlerësime të larta nga mediat përtej Adriatikut, të cilat menjëherë nisën ti jepnin jehonë me faktin se bllokoi gjigantin suedez. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Ismajli tregon se sa e vështirë ishte të ndalje një emër si Ibrahimoviç, ndërsa shton se trajneri i ka uruar të gjithë për fitoren historike ndaj një klubi si Milani, që është ekipi më në formë i momentit në Serie A.

“Normale, asnjëherë nuk është e lehtë të përballesh me një lojtar të klasit siç është Ibra. Por ia dola me angazhim dhe përkushtim. Trajneri na uroi të gjithëve për një fitore historike ndaj një klubi që nuk ka nevojë për prezantim. Serie A gjjthmonë ka qenë ëndërr, që kur kam qenë femijë, dhe tani ia arrita të jem këtu ku desha. Është një kënaqësi e papërshkrueshme për këtë mundësi që më është dhënë“, përfundon Ardian Ismajli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online