Dhjetë kandidatët për “lojtarin e sezonit”, FIFA harron brazilianin!

0

FIFA ka publikuar dhjetë kandidatët kryesorë për çmimin “lojtari më i mirë i sezonit 2018/2019”. Në listë nuk mungojnë emrat e përhershëm si Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Vlerësim edhe për dyshen fantastike të Ajaksit të sezonit të kaluar; Frenki De Jong dhe Matijs De Ligt, të cilët janë larguar drejt Barcelonës dhe Juventusit.

Liverpuli, i cili fitoi për herë të gjashtë në histori trofeun e Champions Ligës, është klubi më i përfaqësuar (Salah, Mane, Van Dijk), ndërsa bie në sy mungesa e brazilianit Alison.

Portieri la Romën verën e kaluar për t’u transferuar në Anfield dhe sezoni i tij ishte spektakolar. Pavarësisht kësaj, ai nuk është zgjedhur as ndër dhjetë kandidatët për çmimin prestigjioz!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.