Dhimbjen e shndërroi në forcë/ Njeriu që bëri anglezët të ëndërrojnë, Shaw luajti 3 ndeshje me brinjë të thyera

Luke Shaw ishte një nga ata lojtarë që mori respektin dhe duartrokitjet e të gjithëve me paraqitjet e bëra në Kampionatin Europian. Mbrojtësi anglez dha një kontribut mjaft të madh në linjën e majtë të Kombëtares së “tre luanëve”. Shaw ishte ai që në finalen e “Wembley”-t bëri një komb të gjithin të ëndërrojë, teksa që në minutën e dytë tronditi italianët me golin e shënuar, i cili në fund nuk do të mjaftonte për të ngritur lart trofeun. Por performanca e tij merr një vlerë shumë herë më të madhe tashmë që Euro 2020 ka përfunduar.

Në media zbulohet se futbollisti i Manchester United ka luajtur me brinjë të thyera gjatë fazës me eliminim direkt. Ky lëndim u pësua në ndeshjen e1/8-ve kundër Gjermanisë, por duket se Shaw e ktheu dhimbjen në forcë dhe nuk u ndal për asnjë moment. Mbrojtësi anglez luajti 3 përballje me brinjë të thyera, megjithëse në fushë nuk u dallua aspak për shkak të nivelit mjaft të lartë të shfaqur nga Luke Shaw./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online