Sezoni në Itali do të rinisë sërish pas dy javësh dhe e para do të jetë Kupa e Italisë që do të zërë vend. Milani do të udhëtojë në Torino ku do të sfidojë Juventusin në datën e parashikaur, 13 qrshor, për të vendousur edhe emrin e finalistit. Por gjysmë-finalja i gjen kuqezinjtë mes problemeve. Ndeshja e parë në “San Siro“ është mbyllur me shifrat 1-1, ku ai gol në fushë të huaj nga Ronaldo peshon jo pak në aktin e radhës.
Por si për të mos mjaftuar kjo, Milani do të shkojë në shtëpinë e “zonjës së vjetër“ me mungesa të rëndësishme. Janë pikërisht Zllatan Ibrahimoviç, Samu Kastijeho dhe Teo Hernandez lojtarët që Pioli nuk do t’i ketë në dispozicion në një përpallje kaq delikate si ajo kundër Juventusit. Të tre kanë qenë thelbësor te “djajtë“, ndërsa tani trajneri italian duhet të mendojë të gjejë një zgjidhje si ta bëjë skuadrën të funksionojë pa ta.
Me shumë mundësi do të kemi edhe një ndryshim skeme në 4-4-2, ku sulmi do të përbëhet nga Leao dhe Rebiç. Kuqezinjtë janë shumë pranë finales, por fati duket se po ia vështirëson punën për të arritur atje ku ka 4 vite që nuk shkon dot, në finale të Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/