Diego Armando Maradona është padyshim një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. Në kohën kur ishte lojtar i Napolit, klubi u bë mjaft i njohur në kampionatin italian, por edhe në arenën ndërkombëtare. Nën udhëheqjen e këtij lideri, Argjentina fitoi botërorin në vitin 1986, ndërsa Napoli u shpall kampion i Serisë A në vitin 1987 dhe 1990.
Në fundin e viteve 90, mbrojtësve u lejohej të bënin ndërhyrje më agresive ndaj kundërshtarëve në krahasim me ditët e sotme. Maradona ishte mjaft i shpejtë në fushë, saqë e vetmja mënyrë për ta ndalur ishte të shkaktoje faull. Ndërsa në ditët e sotme, loja e zhvilluar në fushë është më taktikte dhe me thjesht një prekje të lehtë mund të shkaktosh faull, ku mjafton të ndikosh në humbjen e ekuilibrit të kundërshtarit.
Si pasojë e kësaj metode kemi parë shumë shpesh që lojtarë të ndryshëm si Nejmar apo Ronaldo të simulojnë në fushën e lojës. Më poshtë keni mundësinë të shikoni një video me kohëzgjatje 2 minuta, ku mbrojtësit kryejnë ndërhyrje brutale ndaj Maradonës. Kjo video përkufizon historinë e futbollit të viteve 1980-1990 dhe futbollit të sotëm. Atëherë, mund të bëjmë krahasime ende p?r më të mirin në histori? /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
“¿Qué le pasa a Maradona? ¿Por qué camina así?”. pic.twitter.com/TfhGcWh8rC
— Roberto Parrottino (@rparrottino) August 3, 2020