Devolli merr timonin e nëdetëses në një det të trazuar, dy sfidat e vështira që mund t’a kthejnë në shpëtimtarin e Dinamos

Klubi i Dinamos gjendet në një situatë të vështirë në tabelën e renditjes, çka ka bërë që presidenti Bardhi të marrë vendime të rëndësishme për pankinën e skuadrës. Bledi Shkëmbi është larguar nga roli i trajnerit i është besuar Bledar Devollit. Ky i fundit pranon sfidën dhe merr timonin e nëndetëses në një det të trazuar me shpresën për të  sjellë ndryshimin e kërkuar.

Megjithatë debutimi i tij në krye të dinamovitëve nis me dy përballje të vështira, që janë njëkohësisht edhe mënyra më e mirë për të sjellë pikën e kthesës. Dy ditë më vonë Dinamo do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Partizanit, ku do të vendoset edhe gjysmëfinalisti i Kupës së Shqipërisë. Një kompeticion ky që do të mbajë gjallë shpresat e Dinamos për të shkuar në Europë.

Ndërkohë në kampionat vetëm pak ditë më pas e pret ekipi i momentit në Superiore, Laçi. Kurbinasit po kalojnë një periudhë fantastike me Josën në krye dhe janë kthyer në kërcënimin më të madh të Tiranës kryesuese. Dy rezultate pozitive në këto përballje mund të ngrejnë moralin e skuadrës dhe të sjellin ndryshimin në kampin blu, për ta bërë Devollin shpëtimtarin e Dinamos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online