“Abissnet Superiore” për Shën Valentin, ja kalendari i javës së 20 të kampionatit shqiptar

Java e 20 e elitës së futbollit shqiptar do të luhet e ndarë në dy ditë. Kukësi me Kastriotin do të ngrenë siparin ditën e dielë në orën 13:45. Verilindorët nuk duan të hedhin asnjë hap fals, për këtë  arsye tre pikët janë e vetmja alternativë kundër një ekipi të lehtë në letër për ta.

Në po të njëjtën ditë, në orën 16:45, Vllaznia pret Teutën në “Loro Boriçi”. Kampionët në fuqi gjenden më afër zonës së ftohtë se sa Europës dhe në Shkodër është vendi më i mirë për të ngritur moralin e për të ndezur motorrët deri në fund të sezonit.

Ndërkohë tre sfidat e tjera janë planifikuar të luhen në 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, e cila këtë herë kthehet në ditën për të dashuruarit e futbollit. Në orën 16:45 Laçi udhëton në transfertën me Dinamon, ku objektiv ka mbajtjen e ritmit me Tiranën. Paralelisht me këtë ndeshje në Korçë luhet sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit, ndërsa në mbrëmje në orën 19:45 Tirana pret Egnatian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

E dielë

13:45 Kukësi – Kastrioti

16:45 Vllaznia – Teuta

E hënë

16:45 Dinamo – Laçi

16:45 Skënderbeu – Partizani

19:45 Tirana – Egnatia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online