Detyrat e shtëpisë u bënë! Ministria e Shëndetsisë ngurron për futbollin shqiptar, mbledhja e FSHF-së shpëton Europën

Nga Klaudio Ndreca

FSHF ka organizuar në këto ditë mbledhje për të folur fillimisht me krerët e klubeve në Superiore, duke e mbyllur sot takimin me Kategorinë e Parë, por së shpejti do të ketë edhe një tjetër organizim me Kategorinë e Dytë.

Qëllimi dhe objektivi kryesor është që të kthehet futbolli në vendin tonë, ashtu si edhe në pjesën më të madhe të Europës. Por këto data që janë vendosur, nuk kanë marrë ende reagimin e Qeverisë. Pra janë vendosur nga ana e FSHF në konsensus me klubet, si afati i fundit për të nisur kampionatet. Në të kundërt, do të jetë mbyllja e tyre si zgjidhja e vetme.

“E dyta e vërteta” nëse mund të thuhet në këtë rast, pasi Qeveria e hodhi poshtë mundësinë e parë për nisjen e Superiores në datën 18 maj. Disa herë është kontaktuar edhe Ministria e Shëndetsisë nga ana e mediave së fundmi, por ka ngurruar për të garantuar datën 3 qershor si vazhdimin për Superioren, duke paraqitur vetëm datën për nisjen e stërvitjes, që është e ditur nga të gjithë tashmë.

Pavarësisht kësaj historie sesi do të shkojë, nëse shteti do t’i japë edhe një goditje të fundit futbollit shqiptar duke i hequr mundësinë e planifikimit të tyre për zhvillimin e kampionateve, atëherë detyrat e shtëpisë janë bërë, Europa nuk rrezikohet. Në komisionin e veçantë që ka ngritur UEFA për të arsyetuar vendimin e mbylljes së futbollit në tavolinë, FSHF ka mundësinë që të provojë të vërtetën me mbledhjen e organizuar dhe anulimin në rastin e mundshëm të vendimit nga ana e Qeverisë, që klubet tona të mos e pësojnë për shkakun e pandemisë. Të ardhurat e marra nga Europa janë një nga mundësitë më të mira për to që të mbushin arkat e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *