Detaji shokues/ Ndarje e pabarabartë! Fituesi i Superligës do merrte 600 milionë euro, vetëm nëse do ishte Reali ose Barcelona

Një detaj shokues është shpërndarë nga “Mundo Deportivo” sa i takon projektit të Superligës. Florentino Perez, si iniciatori i saj, kishte menduar gjithçka në detaje që Reali i Madridit të fitonte më tepër se gjithë të tjerët nga ky trofe. Nga 12 klubet europiane si: “Reali, Barcelona, Atletiko Madrid, Man Utd, Liverpul, Man City, Çelsi, Arsenal, Totenhem, Juventus, Milan dhe Interi”, vetëm dy prej tyre mund të merrnin shifrën prej 600 milionë eurosh nëse fitonin trofeun.

Bëhet fjalë për Realin e Madridit dhe Barcelonën, pasi sipas Perez klasifikimi bëhej në bazë të emri të klubit dhe historisë së tij, ku jo të gjithë mund të fitonin të njëjtën shifër. Nëse një prej katër skuadrave të tjera që renditeshin pas Realit dhe Barcelonës do ta fitonte kompeticionin, atëherë do të merrnin thuajse gjysmën e dy ekipeve spanjolle, 350 milionë euro. Shifra vjen gjithonë duke u ulur për të bërë kështu projektin që kishte për qëllim të pasuronte dy gjigandët e La Liga-s. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *