Detaji që u harrua nga të gjithë/ 2 Kombëtare në grupin e Shqipërisë mund të shkojnë në Europian edhe duke dalë në vendin e…3

Shqipëria do të luajë dy finale në shtator kundër Çekisë dhe Polonisë. Tre Kombëtare që do të përballen me njëra-tjetrën për të vendosur dy biletat që të dërgojnë në Europian. Por nëse kuqezinjtë luajnë gjithçka për gjithçka, në mënyrë që të kapin “trenin e fundit”, dy Kombëtaret e tjera e kanë edhe një tjetër mundësi.

Më konkretisht, Polonia dhe Çekia mund të përfundojnë sërish në Europianin e Gjermanisë edhe nëse Shqipëria do të zinte një nga dy vendet e para. Arsyeja gjendet në Ligën e Kombeve, ku për fatin e keq kuqezinjtë nuk ditën ta shfrytëzonin, as duke mos zënë dot vendin e dytë.

Sipas rregullores së UEFA-s, 12 Kombëtare do të luftojnë nga rruga e Ligës së Kombeve për 3 bileta Europiani. Fituesit e 4 grupeve në League A, B dhe C do të luftojnë me njëri-tjetrin për të marrë biletën e mbetur. Pra e thënë më thjeshtë, fituesit e grupeve në League A do të ndeshen me njëri-tjetrin, ku duhet të mundësh dy ekipe për të marrë biletën e Europianit nga League A. Kështu veprohet edhe me League B dhe C. Shpjegimi ideal për rivalët e grupit tonë vjen në videon më poshtë.

Çekia përfundoi në vendin e fundit në Ligën e Kombeve, por është në League A, tek më të mirat. Para saj ishin rivalë si Spanja, Zvicra apo Portugalia. Nëse Spanja si fituese grupe zë një nga dy vendet e para në grupin kualifikues, atëherë i hap vendin Portugalisë në Ligën e Kombeve, që i jep mundësinë për të vazhduar Play Off-in për në Europian. Nëse Portugalia zë një nga dy vendet e parë në grupin kualifikues, i hap vendin Zvicrës për të vazhduar me Play Off-in.

Kështu vazhdon kjo skemë dhe duke parë se emra si Zvicra, Portugalia dhe Spanja kanë shumë mundësi që të dalin në 2 vendet e para në grupin kualifikues, atëherë Çekia ka shumë mundësi për të vazhduar më tej në fazën Play Off të Europian nga Liga e Kombeve, edhe nëse del e 3 në grupin kualifikues.

E njëjta është edhe situata e Polonisë. Në League A, Polonia doli në vendin e 3 pas Hollandës dhe dhe Belgjikës. Nëse Hollanda dhe Belgjika dalin në dy vendet e para nga grupet kualifikuese, atëherë i japin mundësinë Polonisë për të vazhduar më tej në Play Off edhe nëse këta të fundit dalin në vendin e 3, pas Shqipërisë në grup. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *