Gerard Pique mbylli dje një karrierë të lavdishme. Respekti ishte maksimal në “Camp Nou” dhe mbrojtësi kishte shansin që ta bëntë mbrëmjen edhe më të bukur me një gol. Barcelona fiton të drejtën e një penalltie në pjesën e parë të takimit. Natyrshëm lojtarët e skuadrës katalanasve presin të jetë Pieque ai që do të godasë, por e kundërta ndodh.
Me topin pranë 11 metërshit shihet Lewandowski. Shumë mund ta mendojnë si një gjest egoist të polakut, por në të vërtetë ishte vetë Pique ai që hoqi dorë nga ekzekutimi i penalltisë. Në fund as Lewandowski nuk arrin dot të dërgojë topin në rrjetë, duke gabuar nga 11 metrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/