Detajet/ Te njeriu që ka operuar Ronaldon dhe Depay, mbrojtësi i Kombëtares ia del dhe mësohet koha e kthimit

Nga Klaudio Ndreca

Një dëmtim në ligament në kohën më të mirë ka ardhur për Enea Mihajn që po fitonte besimin e drejtuesve të PAOK dhe njëkohësisht fitoi më shumë terren te Kombëtarja. Mbrojtësi kuqezi ofron siguri për prapavijë dhe shpeshherë e ka treguar në Greqi se ka nuhatje për të realizuar në portën kundërshtare.

Megjithatë nuk do ta shohim në fushën e lojës për një kohë relativisht të gjatë. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur sa i përket përfundimit të operacionit që u krye te Enea Mihaj. Atje ku nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, pasi “Sport Ekspres” ka mësuar se operimi ka ardhur në Romë nga ana e më të njohurit në Itali, Mariano, i cili ka bërë ndërhyrje të mëparshme te Cristiano Ronaldo dhe Depay.

I shoqëruar nga ana e menaxherit të tij Dorian Shkira që është pjesë e kompanisë së mirënjohur në Europë, SEG, Mihaj tregon edhe gjendjen pas ndërhyrjes së kryer. Sa i përket kohës së rikthimit në fushë pritet që mbrojtësi të jetë sërish i gatshëm për të dhënë kontributin e tij pas gjashtë muajsh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *