“E kanë kthyer pronën në prostitucion”, Dani Alves shënjestron ish-klubin: Barcelona nuk ka identitet

Dani Alves është kthyer të flasë për karrierën e tij në mikrofonët e “RAC1”, madje duke dhënë edhe deklarata të forta. Mbrojtësi brazilian u largua nga Barcelona në vitin 2016 për t’ju bashkuar Juventusit, por gjithçka ndodhi vetëm për t’i treguar katalanasve se ishte ende në nivele të larta. Ndërkohë Alves ka komentuar edhe situatën aktuale t ëish-klubit të tij, ku shënjestron drejtuesit, që sipas tij i kanë humbur identitetin kësaj Barcelone dhe e kanë kthyer pronën në në prostitucion.

“Barcelona kishte një identitet, ndërsa tani ata janë një klub që blen dhe shet. Mund të kenë shumë lojtarë të vlefshëm, por askush nuk do ta mbrojë filozofinë. Ata po përpiqen të ndryshojnë dhe është e qartë se ka probleme, për mendimin tim kanë humbur identitetin e tyre dhe për të rikuperuar atë duhet një proces i gjatë.

Prona ka shkuar në “prostitucion”, mbase presidenti ishte këshilluar keq, ambienti e ndikoi dhe e ndoti atë. Lojtarët janë bërë produkte, pazarllëqe. Ekipi po përpiqet të gjejë thelbin e saj me Koeman, më pëlqen çdo herë pas here”, ka thënë Dani Alves./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online