Vrasja e mesfushorit të Sao Paulos, Daniel Korrea Freitash, është zbardhur krejtësisht një javë pas vdekjes së 24-vjeçarit. Trupi pajetë i futbollistit u gjet në mes të ferrave në periferi të qytetit të Kuritibës me plagë të shumta të shkaktuara me armë të ftohtë dhe pa organet gjenitale.
Edison Britesh Zhunior është autori i vrasjes. Vrasësi e kishte gjetur 24-vjeçarin në dhomë me bashkëshorten dhe në nerva e sipër filloi ta rrihte barbarisht futbollistin. Mesazhet e fundit të lojtarit me një mik, konfirmojnë se ai ishte futur fshehurazi në dhomën ku po flinte gruaja e autorit të krimit.
Viktima i thotë mikut të tij se edhe nëse do ta kapte bashkëshorti nuk rrezikon një të rrahur dhe asgjë më shumë. Vrasësi është mbrojtur duke thënë se çdo brazilian do të vepronte si ai po të shihte vajzën ose gruan e tij duke u përdhunuar.