Dështon që të fitojë titullin! Do të largohej vetë nga Kosova, Bledi Shkëmbi tregon arsyen e vetme që e mban: Nuk ka kohë

Bledi Shkëmbi nuk ka mundur që të shpallet kampion me Ballkanin në Kosovë. Trajneri shqiptar ka kryesuar për shumë javë në Superligën e Kosovës, por e ka hapur rrugën për Prishtinën dhe Dritën në xhirot e fundit.

Së fundmi Ballkanin mori edhe një tjetër humbje befasuese nga Arbëria në shifrat 2-3. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi, Ballkani numëron 5 pikë më pak se Prishtina kryesuese. Për këtë arsye Bledi Shkëmbi ka ndryshuar objektivat duke thënë se tanimë kërkohet që të arrihet në Europë, mundësi që vjen vetëm nga vendi i dytë.

Shkëmbi u shpreh në “Art Sport” se do të dorëhiqej nga posti dhe do të largohej nga Ballkani pas dështimit në objektiv, megjithatë nuk ka shumë kohë për klubin që të punojë me një trajner tjetër.

“Janë dy humbje kundër dy ekipeve që janë poshtë në klasifikim, dy humbje që na rëndojnë shumë, patjetër që jemi larg luftës për titullin kampion sepse janë vetëm edhe tri ndeshje. Janë dy ndeshje që po vuajmë shumë, ndoshta është gabimi im që nuk po mundem t’i motivoj siç duhet. Janë dy ndeshje që po vuajmë shume, ndoshta është gabimi im që nuk po arrijë t’i motivojë siç duhet, edhe lodhja e bën të vetën, por që nuk diskutohet. Në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas tri ditëve e kemi ndeshjen dhe unë do vazhdoj të bëj punën time”, tha Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *