Dështoi me Atletikon dhe Milanin, Çerçi transferohet në Turqi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Alesio Çerçi ishte pjesë e Veronës në sezonin e kaluar, ku zhvilloi 31 ndeshje dhe shënoi tre gola. Ai nuk arriti të ndihmojë ekipin veronez për të qëndruar në Serinë A dhe tashmë është transferuar në Superligën turke.

Ish-lojtari i Atletikos se Madridit dhe Milanit ka arritur marrëveshjen me ekipin e sapo ngjitur në elitën e futbollit turk, duke firmosur për ekipin e Ankaraguçut.

Anësori ofensiv numëron dhe 14 ndeshje me kombëtaren italiane, por mbas disa sezoneve të dobëta, tashmë do i duhet të luajë në Turqi. Zyrtarizimin e marrëveshjes e ka konfirmuar dhe klubi i Ankaraguçut me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *