“Dështim që nuk fitova Champions-in? PSG-ja ka 50 vite që nuk e fiton”, Pochettino: City pësoi 3 gola në 5 minuta, të nesërmen blenë Haalandin

Mauricio Pochettini ka dhënë një intervistë për “Infobae”, në të cilën ka rrëfyer eksperiencën e tij te PSG-ja. Trajneri argjentinas është i kënaqur me punën e tij te kampionët e Francës, në të kundërt nga klubi që e shkarkoi nga detyra pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Pochettino thumbon ish-skuadrën për faktin se nuk ndjek shembullin e City-t që i beson të njëjtit trajner për 7 vite, ndërsa sa i përket mos fitimit të Ligës së Kampionëve nënvijëzon faktin se diçka e tillë ka 50 vite që ndodh.

“Ishte një përvojë pozitive. Ne kemi fituar Superkupën, Kupën e Francës dhe ligën në një vit e gjysmë, por është e qartë se PSG-jaz duhet të fitojë Ligën e Kampionëve dhe nëse nuk ia del, konsiderohet dështim. Por është një dështim 50-vjeçar, jo vetëm sezonin e kaluar. Prej 10-11 vitesh PSG fiton në shtëpi dhe blen lojtarë me synimin për të triumfuar edhe në Europë. Mendoj se do ta bëjnë sepse i kanë burimet, por ka faktorë që nuk mund të kontrollohen.

Ka skuadra që u besojnë menaxherëve të tyre, si Liverpooli apo Manchester City, ka projekte afatgjata që të japin mundësinë për të punuar mirë. Unë gjithmonë e krahasoj. Fituam kampionatin me PSG-në me 15 pikë diferencë, por humbëm kundër Real Madridit dhe padyshim që kishte probleme. City eliminohet kundër Real Madridit, pëson tre gola në pesë minuta, por javën e ardhshme blen Haaland-in dhe i jep menaxherit mundësinë të rishpikë veten, të kërkojë zgjidhje të reja dhe të fitojë kampionatin anglez. Projektet janë të ndryshme. Nga njëra anë është Manchester City që i ka besuar një trajneri për shtatë vjet, nga ana tjetër një PSG në të cilën duhet të fitosh Championsin, jo kampionatin. Është ndryshe dhe e pranoj. Nuk është kritikë”, ka deklaruar Maurucio Pochettino./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *