Trajneri i Francës, Didjë Deshamp, ishte natyrisht shumë i lumtur pas fitores së çmendur kundër Argjentinës: “Ishte një poster gjigant për futbollin, një reklamë e bukur. Bëmë gabime, natyrisht. Shkuam në disavantazh dhe ishte një moment i vështirë, por e dinim si të bënim gjënë e duhur. Mund ta kishim bërë më të thjeshtë ndeshjen në fund.
“Ishte një ndeshje tepër emocionuese. Jam shumë i lumtur për lojtarët, u kisha thënë para ndeshjes që kemi muaj që mundojmë për ndeshje si kjo.
“Jemi kritikuar, do ketë gjithnjë kritika, por sot u dhamë përgjigjen e duhur. Ishte një ndeshje e vështirë, bëmë disa gabime, por e bëmë Argjentinën të vuante pa fund”.