Deshamp ka guxuar shumë për të bërë një lëvizje eksperimentale në finalen e Botërorit. Trajneri do të lërë në stol Giroud, që është kthyer në yllin e Francës, me katër gola të shënuar. Më tepër se lojtari i Milanit ka shënuar Mesi dhe Mbape.
Por trajneri Deshamp ka vendosur që ta lërë Giroud në stol dhe në vendin e tij do të luajë Mbape. Ndërkohë në vendin e lënë bosh nga Mbape në krahë, do të aktivizohet Thuram që shquhet për shpejtësinë e tij. /Sport Ekspres/