Deklarata interesante e trajnerit Deshamp para finales: E di se disa francezë duan që ta fitojë Mesi këtë Botëror

Deshamp ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes finale të Botërorit. Franca do të përballet me Argjentinën, ndërsa Lionel Mesi ka shansin e fundit për të fituar këtë kompeticion. Jo pak interesante ishte deklarata e trajnerit të Francës, i cili u shpreh se shumë francezë do të dëshironin që të ishte “pleshti” fituesi i këtij trofeu.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe nuk mund të fokusohesh vetëm në një lojtar. Kjo është një finale mes dy kombeve të mëdha. Kur ke një lojtar si Messi në anën tjetër, sigurisht që duhet t’i kushtosh vëmendje atij, por duhet të mos rrotullohemi vetëm rreth tij.

Ne duhet të jemi gati të vuajmë në disa situata, por edhe të shfrytëzojmë sa më shumë nga situatat tona të mira. Ne do të kemi një plan loje që do të duhet ta respektojmë, megjithëse gjithmonë do të ketë disa gjëra për të cilat nuk do të jemi të përgatitur.

Nuk ka stres. Është shumë e rëndësishme të qëndroni të qetë kur përgatiteni për ndeshjen. Finalja e Kupës së Botës është një ndeshje, por konteksti është i veçantë. Unë e di se si argjentinasit, dhe ndoshta disa francezë, do të dëshironin që Messi të fitonte titullin ”, tha Deshamp. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online