Deri në minutën e 89 Edon Zhegrova ishte në grupet e Champions League, Lille i ndodh drama në fund dhe i lë vendin Brest

Në mbrëmjen e sotme, Lille është përballur kundër Nice dhe ka barazuar në shifrat 2-2. Lille ishte e detyruar për të fituar dhe për të shkuar në grupet e Champions League. Deri në minutën e 89, ekipi i Zhegrovës gjendej në vendin që të dërgon direkt në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Ata po fitonin ndaj Nice në shifrat 2-1, por në minutën e 90, Brest shënoi golin e tretë ndaj Tololuse, 0-3 dhe e kaloi në renditje Lille me golavarazh. Më pas te Lille pësuan edhe golin e barazimit nga Nice, duke marrë vetëm vendin e 4 në renditje që të kalon në kualifikueset e Champions League, por duke humbur shansin e artë për të dalë në vendin e 3, që të dërgonte menjëherë në fazën e grupeve. Zhegrova dha asist në golin e dytë të Lille, por më pas pa gjithë dramën nga stoli./Sport Ekspres/