Dërguan vëzhgues për ta parë kundër Marsejës, sheikët e klubit anglez këmbëngulin për Strakoshën në janar

Tomas Strakosha dhe Lacio duken gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Humbja e vendit të titullarit te bardhekaltrit e ka bërë largimin e tij të shihet si i patjetërsueshëm. Me kontratën që i skadon në verën e ardhshme, situata është në favor të portierit shqiptar për të ndërruar ekip. Interesimet për të nuk mungojnë dhe më i fundit është ai i Njukastëllit.

Sheikët kanë marrë në pronësi klubin dhe kërkojnë të hidhen në merkato që në muajin janar, për të krijuar një grup konkurues dhe të denjë për ambiciet e tyre. Ndryshimi i parë pritet të vijë nga porta, aty ku alternativa kryesore është pikërisht Tomas Strakosha.

Sipas “Daily Mail”, klubi anglez ka dërguar vëzhguesit e vetë për ta ndjekur nga afër portierin shqiptar në përballjen kundër Marsejës në Europa Ligë. Një ndeshje kjo nga e cila do të kenë dalë të kënaqur me paraqitjen e 26-vjeçarit. Njukastëlli synon të nënshkruajë një parakontratë me Strakoshën, në mënyrë që ta marrë atë nga Lacio me një çmim të reduktuar dhe ta ketë në dispozicion që në muajin janar, pa pritur verën për ta marrë me kosto 0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online