“Derdha lot për ata që e duan këtë klub”, Murinjo thumbon Lacion pas arritjes në finale: Roma është verdhekuqe, kjo ndihet edhe në Parioli

Roma do të jetë pjesëmarrësja e finales së parë në historinë e Ligës së Konferencës. Verdhekuqtë do të mbërrijnë në Tiranë më 26 maj, ku do të përballen me Fejnordin për trofeun e kompeticionit më të ri europian. Zhoze Murinjo ka folur për mediat pas përfundimit të ndeshjes, ku tregon arsyet përse nisi të qante pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Gjithashtu, trajneri portugez ka thumbur edhe Lacion, teksa është shprehur se Roma është e gjitha verdhekuqe, e madje kjo ndihet edhe në Parioli. Kjo e fundit njihet historikisht si një lagje me bazë tifozësh të Lacios.

“Me kalimin e viteve bëhesh më pak egoist dhe më shumë Papë. Jam i lumtur për lojtarët,  do t’i kujtoj gjithmonë njerëzit me flamuj nëpër rrugë. Roma është një qytet verdhekuq, ju gjithashtu mund ta ndjeni atë duke jetuar në zonën e Pariolit. Unë kam dhënë kontributin tim të vogël për këtë gëzim dhe kjo më lumturon. Kam derdhur lot për të gjithë ata njerëz që e duan këtë klub. Nuk fituam një trofe sot, por është një finale e rëndësishme për shumë njerëz”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online