Emërimi i Rino Gatuzos si pasues i Vinçenco Montelës nuk ka qenë zgjedhje fatlume për Milanin, që tashmë e ka kuptuar se eksperimentet me stolin janë një gafë e pafalshme.
Sot luhet derbi kundër Interit në Kupë dhe një fitore e Milanit do të rikthente pak entuziazëm, por në rast eliminimi të Milani do të përgatitet revolucioni i madh.
Emri që ka dalë në dritë nga Gazzetta dello Sport është ai i Roberto Mançinit, ish-trajnerit të Interit, i cili do ta pranonte me dëshirë kthimin në Itali. Aventura të Zeniti në Rusi nuk ka shkuar mbarë, sepse titulli është bërë i paarritshëm dhe italiani është gati të mbyllë kontratën me klubin rus, nëse Milani i bën ofertë zyrtare.
Natyrisht, kostoja e operacionit është e rëndësishme dhe Mançini kërkon projekt serioz, ndaj Milani po mendon edhe kërkesat e mundshme të trajnerit, i cili do të tentonte një revolucion të kuqezinjtë.