“Derbi? S’do na mërzisin këtë herë“, Egbo për nënvlerësimin si trajner portierësh: Mendonin se do humbnim 4-0

Emocionet e derbit kanë nisur të ndjehen sërish dhe këtë herë tifozët presin të shohin një duel ndryshe nga ai i pari. Një derbi luhet për t’u fituar dhe kjo është ajo që të gjithë mbështetësit kërkojnënga skuadrat e tyre. Një mendimi të tillë i qendron edhe Emanuel Egbo, i cili ka dhënë një intervistë për moderatoren Enxhi Biba në “Sport News” në “News 24”.

Ish-trajneri i bardhebluve gjen ngjashmëritë e Tiranës së tij dhe asaj të sotme përpara derbit të dytë. Ndërkohë kujton edhe nënvlerësimet që kishte atëherë skuadra e tij, qoftë edhe për faktin se një trajner portierësh ishte ulur në krye të pankinës.

“Janë dy gjëra që janë të ngjashme. Fiks në javën e 15 e kam marrë Tiranën vjet dhe vetëm 1 pikë plus ka Tirana sot se sa kishte sezonin e kaluar. Të tjerat nuk krahasohen fare se si kanë qenë vjet. Ka qenë situata shumë e keqe vjet psikologjikisht dhe emocionalisht e shkatërruar. Të gjithë mendonin se do humbte nga 4-0 atë ndeshje, se ishte edhe me një trajner portierësh. Me shumë nënvlerësime, ndërsa Partizani ishte kampioni në fuqi. Tani është radha e Tiranës të jetë në pozicionin e Partizanit.

Tirana po shkon në këtë ndeshje me një moral tjetër, jo si ka qenë vjet. Nuk kishin as 1% besim se do merrnim barazim. Tani kanë shanse të barabarta në këtë ndeshje. Derbi është gjithmonë një ndeshje që nëse një fiton një ekip, mund të marrin shumë gjëra pozitive. I zhvillojnë ndeshjet e tjera me një supermotivim.

E pashë edhe ndeshjen e fundit, kur u fut Seferi tregoi se është një lojtar i mirë. E futën në pjesë të dytë për të qenë gati për këtë ndeshje. Derbi është një ndeshje që nuk e harron dot.

Në këtë situatë ka qenë Tirana edhe vjet, 12 pikë nga vendi i parë dhe në fund arriti të dali kampion. Kështu që në futboll nuk ka 2+2 bëhen 4. Nëse beson dhe punon nuk ka asgjë të paarritshme. Vllaznia po bën shumë gjëra të ngjashme si ka bërë Tirana vjet, si menaxhimi nga presidenti e deri te punëtori i fushës. Pashe në ndeshjen e fundit me Kukësin që festoi edhe zjarrfikësi që ishte në stadium. E gjithë Shkodra e ndjen. Po të futen tifozët në stadium do ndikojë te ecuria në kampionat. Federata dhe Qeveria duhet të lejojnë tifozerinë në stadium, të paktën 20%. Sidomos kur është derbi, unë kam qenë vetë futbollist, kam luajtur shumë derbi dhe e di se si është kur ka tifozë në stadium.

Unë pashë derbin e parë. Të dy trajnerët nuk donin ta humbisnin derbin, sepse ishte i pari. Por tani nuk do na mërzisi asnjë ekip me një barazim. Mendoj se ata duhet të luftojnë të fitojnë derbin, sepse Vllaznia është 32 pikë. Mund të fitojnë ndeshjen me Ballshin dhe shkojnë 35 pikë, ndërsa Tirana mbetet 21 dhe Partizani 24. Do thellohet numri i pikëve”, ka deklaruar Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online