Derbi mund të kishte shkuar në duart e Interit, lojtari i Milanit merr përgëzimin e tifozëve për gjestin në rastin e penalltisë

Derbi mes Milanit dhe Interit u mbyll në baraspeshë 1-1. Zikaltrit patë mundësinë të godisnin dy 11 metërsha, por vetëm Çalhanoglu do të arrinte të shënonte. Lautaro Martinez nuk arriti të përsëriste të njëjtën gjë në minutën e 25.

Merita këtu i kanë shkuar edhe Rade Kruniçit. Ky i fundit ka marrë përgëzimet e tifozëve kuqezinj për gjestin e bërë para ekzekutimit të 11 metërshit. Martinez gjendej pranë topit dhe kishte arritur përqendrimin e duhur për të goditur, por dora e ngritur e Kruniçit tërheq vëmendjen e arbitrit.

Lojtari sinjalizon për një pozicionim të gabuar të topit dhe këtë e konfirmon më pas edhe gjyqtari që i kërkon Martinezit ta vendosë në vendin e duhur. Tifozët besojnë se ky moment ka shpërqendruar argjentinasin, i cili më pas humb duelin e tij me Tatarushanun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *